Sport

“Katar 2022”: E hëna, ditë pushimi për ‘play-off’-in kundër Australisë. Kryhen edhe lutje fetare...

13 qershori u shpall festë për zyrtarët në Peru për të parë ndeshjen Peru-Australinë për “play-off”-in për Kupën e Botës 2022

11 Qershor 2022, 12:41 Nga DOSJA
“Katar 2022”: E hëna, ditë pushimi për

PERU - E hëna e 13 qershorit është shpallur ditë pushimi për zyrtarët në Peru. Kjo për të parë ndeshjen Peru-Australinë për ‘play-off’ për Kupën e Botës 2022, ku fituesi do të përfundojë në Grupin D të finaleve, së bashku me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë.

“Është vendosur që e hëna të jetë pushim për sektorin publik. Kjo do t'i lejojë njerëzit të shohin ekipin kombëtar të futbollit që kualifikohet për Kupën e Botës,- tha ministri i Kulturës Alejandro Salas. - Kjo është një ngjarje nacionalizmi dhe identiteti kombëtar që mund t'i bashkohet edhe sektorit privat. E dimë që kualifikimi i Perusë në Kupën e Botës do të riaktivizojë ekonominë”.

Përpara ndeshjes vendimtare, që do të luhet në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan, në perëndim të Dohas në Katar, trembëdhjetë ‘shamanë peruanë’ u mblodhën në Lima të premten rreth një fotoje të ekipit kombëtar, për të kryer rituale shpirtërore dhe për të ëndërruar një pjesëmarrje të dytë në Kupën e Botës, që përzgjedhja e kishte gjetur në Rusi në vitin 2018, pas 36 vitesh mungesë.

Në anën e ndeshjen tjetër ndërkontinentale, midis Kosta Rikës dhe Zelandës së Re, e planifikuar për të martën në të njëjtin stadium, autoritetet e vendit të Amerikës Qendrore njoftuan se do të autorizonin zyrtarët që "të marrin një orë shtesë në pushimin e tyre nga dreka në mënyrë që ata mund të shoh play-off”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll