Sport

Trajneri Van Gaal mohon akuzat e Ruud Gullit për diskriminim: "Absurditet!"

Ish-ylli i futbollit holandez është shprehur se trajnerët me ngjyrë mund të jenë vetëm asistentë në pankinën e “portokallinjve”

11 Qershor 2022, 07:56 Nga DOSJA

Trajneri Van Gaal mohon akuzat e Ruud Gullit për diskriminim:

HOLANDE - Trajneri holandez, Louis Van Gaal, hodhi poshtë këtë të premte ekzistencën e diskriminimit racor në kombëtare, në reagim ndaj deklaratave të Ruud Gullit, i cili akuzoi Federatën e Holandës se nuk i lejon trajnerët me ngjyrë të drejtojnë stërvitjet e kombëtares.

“Jam i befasuar, nuk e di se ai mund të shohë këtë nga shtëpia e tij në Amsterdam ose Itali, nëse një trajner po stërvitet apo jo. Është thjesht marrëzi. Asistenti im, Edgar Davids, vetëm këtë javë drejtoi një seancë stërvitore”,- nënvizoi ai.

Kujtohet se Gullit ka qenë shumë kritik për këtë çështje: “Nëse do të më pyesnin, që a do të kthehesha në skuadrën e trajnerëve të kombëtares së Holandës, do të thoja: “Jo, sigurisht që jo”. Gjithmonë i shoh të gjithë këta trajnerëve me ngjyrë që lejohen vetëm si asistentë...”

Trajneri Van Gaal mohon akuzat e Ruud Gullit për diskriminim:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll