Sport

E ardhmja e kapitenit Gareth Bale? E papërcaktuar, gjithçka e hapur…

Sulmuesi uellsian e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm me skuadrën periferike të Madridit

11 Qershor 2022, 08:22 Nga DOSJA
E ardhmja e kapitenit Gareth Bale? E papërcaktuar, gjithçka e

SPANJE - Pas largimit nga Real Madrid, e ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale mbetet e hapur. Tani për tani, dihet vetëm fakti i të mos qëndrimit në kryeqytetin spanjoll... për të luajtur për Getafen, një klub në periferi të qytetit.

“Nuk do të shkoj në Getafe, kjo është e sigurt”,- ka thënë mes buzëqeshjeve sulmuesi uellsian, për të cilin u përfol skuadra e re për sezonin e ardhshëm. Duhet të kujtohet se ka qenë vetë presidenti i Getafes, Angel Torres, i cili ka thënë këtë javë se menaxheri i Gareth Bale i kishte ofruar lojtarin.

Gjithçka, e ardhmja e kapitenit të Uellsit mbeten një problem “quitz” për t’u mësuar në vijim. Bale, nuk e ka fshehur synimin e tij se do të kërkojë një skuadër, e cila do t’i krijojë komoditetin për t’u përgatitur për finalet e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll