Sport

Kili presion FIFA-s: Ekuadori gënjen, Bajron Castillo ka luajtur me dokumenta falso!

Avokati i Federatës së Futbollit të Kilit, Eduardo Carlezzo, pohoi se nëse skuadra e Ekuadorit do të garojë në Katar, "Kupa e Botës do të njolloset" dhe këmbënguli se ka "prova të mjaftueshme" të gënjeshtrës për origjinën e lojtarit Byron Castillo.

8 Qershor 2022, 10:44 Nga DOSJA
Kili presion FIFA-s: Ekuadori gënjen, Bajron Castillo ka luajtur me
Presidenti i Federatës Kiliane Pablo Milan (majtas) dhe avokati Eduardo Carlezzo

KILI - Avokati i Federatës Kiliane të Futbollit (ANFP), Eduardo Carlezzo, pohoi këtë të martë se nëse skuadra e Ekuadorit garon në Katar, "Kupa e Botës do të njolloset" dhe këmbënguli se ka "prova të mjaftueshme" të rreme në lidhje me origjinën e lojtari Byron Castillo.

Tri ditë, pasi FIFA do të zgjidhë padinë e ngritur nga ANFP, avokati brazilian shtoi presionin ndaj subjektit, duke theksuar se "do të ishte skandaloze" nëse ankesat që tregojnë se Castillo ka luajtur me dokumentacion të ndryshuar në ekipin kombëtar të Ekuadorit shpërfillen sepse, sipas fakteve të grumbulluara, ai ka lindur në Kolumbi. “Bara e provës është shumë e lartë. Të gjitha klubet, i gjithë futbolli në Ekuador, e dinë se çfarë ndodhi me Bajron Castillo,"- shtoi avokati.

Carlezzo paralajmëroi se afërsia e Kupës së Botës dhe fakti që grupet tashmë janë përcaktuar, janë kundër kërkesës së Kilit, i cili kërkon pikët dhe të drejtën për për të marrë pjesë në finalet e Botërorit. "Me gjithë sfondin që kemi, a duhet të mbetemi me krahët kryq? Nëse do ta bëja këtë, do të dorëzoja licensën e avokatit dhe do t'i përkushtohesha diçkaje tjetër. Është diçka e fortë dhe shpresojmë që FIFA ta analizojë teknikisht çështjen,"- argumentoi ai.

“Por kur shiten bileta, paketat e udhëtimit, gjithë përgatitjet për Kupën e Botës kanë përfunduar, vendimi më i lehtë është të lëmë gjithçka ashtu siç është. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Apelit dhe më pas, nëse gjithçka është ende negative, do t’i drejtohemi Gjykatës së Arbitrazhi për Sportin në Lozanë”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll