Sport

Sot hapet seanca, Sepp Blatter dhe Michel Platinisë para Gjykatës në Bellinzona

Seanca gjyqësore do të hapet këtë të mërkurë në Bellinzona, në jug të Zvicrës dhe do të fillojë me marrjen në pyetje të ish-presidentit të FIFA-s në mëngjes.

8 Qershor 2022, 07:10 Nga DOSJA
Sot hapet seanca, Sepp Blatter dhe Michel Platinisë para Gjykatës
Sepp Blatter (majtas) dhe Michel Platini

ZVICER - Gjyqi i Sepp Blatter dhe Michel Platini do të fillojë këtë të mërkurë në orën 9 të mëngjesit para tre gjyqtarëve të Gjykatës Federale Penale (TPF) në Bellinzona (Zvicër). Dy të pandehurit po paraqiten në rastin e pagesës së padrejtë prej 2 milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) të bëra nga Blatter ndaj Platinit në fillim të vitit 2011, për punë konsulence të kryer ndërmjet viteve 1998 dhe 2002. Ky gjyq është caktuar deri më 22 qershor.

Në fillim, gjykata do të fillojë me marrjen në pyetje të Sepp Blatter (86 vjeç), ish-mentorit të Platinit, përpara se marrëdhënia mes dy ish-liderëve të përkeqësohej në fund të vitit 2015. Për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore të Sepp Blatter, debatet do të zhvillohen vetëm në mëngjes, për t'u ndërprerë në orët e drekës.

Nga ana e tij, Michel Platini (66 vjeç) do të dëgjohet të enjten, sipas orarit të gjykimit. Ai nuk do të marrë pjesë në të gjitha procedurat, të cilat do të zhvillohen në gjermanisht, gjuhën e përdorur në aktakuzën e KPK-së. I pranishëm në Bellinzona ai do të jetë vetëm për tre ditët e fundit të gjyqit (20, 21 dhe 22 qershor), gjatë të cilit do të zhvillohen debatet, përfshirë atë të avokatit të tij zviceran.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll