Sport

LIGA E KOMBEVE/ Italia nuk e diskuton Hungarinë, Kane shpëton nderin e Anglisë ndaj Gjermanisë

Në javën e dytë të Ligës së Kombeve, Italia mposht 2-1 Hungarinë dhe kalon në krye të grupit 3 të Ligës A me 4 pikë.

7 Qershor 2022, 22:48 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Italia nuk e diskuton Hungarinë, Kane shpëton nderin e

EUROPË- Në javën e dytë të Ligës së Kombeve, Italia mposht 2-1 Hungarinë dhe kalon në krye të grupit 3 të Ligës A me 4 pikë. Në 'Stadio Manuzzi' ishte një pjesë e mirë për vendasit. Barella do të shënontë në minutën 30' një supergol, ndërsa Pellegrini disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë do të dyfishonte shifrat.

Në pjesën e dytë, Italia mund të kishte trefishuar shifrat me Politano-n, por goditja e ti u ndal nga traversa, më pas një autogol fatkeq i Mancinit kthehu në lojë hungarezët (61'), por vetëm kaq. Po në këtë grup, Gjermani-Angli nuk shkon më shumë se një barazim me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk i bën punë dy skuadrave.

Pjesa e parë nuk do të prodhonte asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë, Hofmann do të shënonte në minutën e 50' për Gjermaninë, ndërsa Anglia do të barazonte shifrat në të 88-tën, me Kane nga pika e bardhë e penalltisë. Në takimet e tjera, Turqia fiton ndaj Lituanisë me shifrat 0-4, Finland-Mali i Zi 2-0 dhe Ishujt Faroe-Luksemburg me shifrat 0-1.

E.Ç (Dosja.al)

140965

Sondazh

Poll