Sport

Gjermani-Angli, përshëndetje naziste dhe këngë nga Lufta e Dytë Botërore: Arrestohen 8 tifozë anglezë

Tetë tifozë të Anglisë janë arrestuar në Munich para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Gjermanisë

7 Qershor 2022, 21:54 Nga DOSJA

Gjermani-Angli, përshëndetje naziste dhe këngë nga Lufta e

GJERMANI-Tetë tifozë të Anglisë janë arrestuar në Munich para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Gjermanisë. Disa mbështetës do të kishin bërë përshëndetjen naziste dhe do të këndonin këngë të Luftës së Dytë Botërore kundër gjermanëve.

Tre prej tyre u arrestuan për përshëndetjen naziste dhe këndimin e thirrjeve antigjermane të Luftës së Dytë Botërore si "A keni parë ndonjëherë një gjerman të fitojë një luftë". Të tjerët do të urinonin në rrugë dhe do të sulmonin agjentët, ndërsa një tifoz do të kishte ndezur fikze zjarri në një dhomë hoteli duke shkaktuar një dëm prej rreth 2000 euro.

Disa bare në qytetin bavarez u mbyllën më herët të hënën pasi ishin të mbingarkuar nga numri i klientëve. Policia u thirr për një përleshje ku përfshiheshin 30 deri në 50 tifozë të Anglisë. Të martën, disa klube vendosën të mos hapen nga frika e përplasjeve të reja.

E.Ç (Dosja.al)

16939

Sondazh

Poll