Sport

“Katar 2022”/ Australia mposhti Emiratet Arabe: tani kundër Perusë...

Australia do të takohet me Perunë të hënën e ardhshme, në të parin nga dy “play-off”-et e mbetur ndërkontinentalë. Një ditë më vonë, 14 qershor Zelanda e Re do të luajë kundër Kosta Rikës për të përcaktuar skuadrën e 32-të finaliste të ‘Katar 2022”

8 Qershor 2022, 06:27 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Australia mposhti Emiratet Arabe: tani kundër

KATAR - Australia fitoi me përmbysje “play-off”-in në zonën aziatike 2-1 kundër Emirateve të Bashkuara Arabe. Tani ata kanë shansi për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës të Katarit 2022, por këtë do t’u duhet të përballen edhe në një ndeshje tjetër “play-off”-i ndaj Perusë.

Pas një bllokimi të pjesës së parë në “Ahmad bin Ali Stadium” të Al-Rayyan, Australia kaloi në epërsi me Irvine në minutën e 53-të, por gjithçka u rikuperua menjëherë nga Canedo pas katër minutash teksa fiksoi shifrat 1-1. Por goli i Hrusic (84') i dha fitoren 2-1 Australisë dhe e dërgoi skuadrën e Oqeanisë në sfidën e fundit “play-off”.

Australia do të takohet me Perunë në të njëjtin vend të hënën e ardhshme, në të parin nga dy “play-off”-et e mbetur ndërkontinentale për të përcaktuar vendet e mbetura në finalet e “Katar 2022”. Një ditë më vonë, 14 qershor Zelanda e Re do të luajë kundër Kosta Rikës për të përcaktuar skuadrën e 32-të finaliste të botërorit.

“Katar 2022”/ Australia mposhti Emiratet Arabe: tani kundër

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll