Sport

Sllovakia shkarkon trajnerin e kombëtares Stefan Tarkovic për rezultate të dobëta

Humbja ndaj Kazakistanit, ‘vulosi’ të martën largimin e tij nga posti si trajner i Sllovakisë.

8 Qershor 2022, 06:52 Nga DOSJA
Sllovakia shkarkon trajnerin e kombëtares Stefan Tarkovic për

SLLOVAKI - Rezultatet e dobëta të kombëtares sllovake e kanë shkarkuar trajnerin e saj, Stefan Tarkovic. Këtë e njoftoi Federata Sllovake e Futbollit (SFZ) në një deklaratë për shtyp të martën: “Humbja ndaj Kazakistanit (1-0) në Nations League të hënën ishte ndeshja e fundit e Tarkovic”.

49-vjeçari ishte në krye të kombëtares së Sllovakisë që nga tetori i vitit 2020 dhe nuk kishte arritur të kualifikohej as në finalet e Kupës së Botës. Ai do të zëvendësohet gjatë ndeshjeve të Nations League kundër Azerbajxhanit (e premte) dhe Kazakistanit (e hënë) nga ndihmësit e tij Samuel Slovak dhe Marek Mintal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll