Sport

Nga besnik i Sarrit në rezervë te Lazio, mediat dhe tifozët i “vendosin kryqin” Hysajt

Elseid Hysaj nga titullar në rezervë. Besniku i Sarrit, i cili u mor nga Lazio me parametra zero verën e kaluar, ka humbur shumë nga fiziku i tij

7 Qershor 2022, 21:15 Nga DOSJA

Nga besnik i Sarrit në rezervë te Lazio, mediat dhe tifozët i

ITALI-Elseid Hysaj nga titullar në rezervë. Besniku i Sarrit, i cili u mor nga Lazio me parametra zero verën e kaluar, ka humbur shumë nga fiziku i tij, diçka e tillë nuk pritej as nga tekniku. Konfirmimi i Marusic në të majtë dhe rritja eksponenciale e Lazzarit në të djathtë e ka çuar shkodranin në stol.

Ai nuk ka bindur as djathtas e as majtas, prandaj tani nuk mund të përjashtohet largimi i tij në verë. Shitja e kartonit të tij, megjithëse për një shumë të ulët, do të përqendronte sërish një fitim kapital. Lazio është gati të dëgjojë çdo ofertë për shqiptarin. Vetëm në këtë rast ata do të përpiqen të marrin një tjetër mbrojtës të majtë. Po përflitet për Fabiano Parisin nga Empoli.

E.Ç (Dosja.al)

37266

Sondazh

Poll