Sport

Nënshtetësia, një kusht që i pengon transferimet te Real Madrid

Në La Liga lejohen të aktivizohen vetëm tre lojtarë ekstrakomunitarë, vendet që aktualisht janë të zëna te skuadra madrilene

8 Qershor 2022, 07:47 Nga DOSJA

Nënshtetësia, një kusht që i pengon transferimet te Real

SPANJE - Real Madridi është përballur me një problem, që për momentin duket se nuk ka zgjidhje. Rregulloret lejojnë deri në tre lojtarë jashtë BE-së mund të rreshtohen në fushën e lojës. Tani për tani, në këto vende te ‘los blancos’ do të jenë Militao, Vinicius dhe Rodrygo. Problemi bëhet më i mprehtë, pasi asnjë nga këta tre lojtarët nuk do të ketë nënshtetësinë e dyfishtë deri para janarit. Përveç kësaj, duhet shtuar se problemi prek edhe Kubo dhe Reinier, të cilët janë gjithashtu jokomunitarë.

Situata ndërlikon më tej ardhjen e një lojtari të garantuar, që mund të jetë zëvendësuesi i herëpashershëm i Karim Benzema gjatë sezonit të ardhshëm. Kërkimi aktualisht është i kufizuar, por me siguri do të kërkohet për lojtarët me pasaportë komunitare, pra që nuk zënë vend si të huaj dhe që mund të rreshtohen pa problem gjatë sezonit. Opsioni i Gabriel Jesus nuk e plotëson këtë kërkesë, ai ka nënshtetësinë braziliane.

Nënshtetësia, një kusht që i pengon transferimet te Real

Nëse nuk do të ishte pandemia, Vinícius do ta kishte pasur tashmë pasaportën e lartpërmendur.  Sulmuesi mbërriti në Spanjë në korrik 2018 dhe katër vite më vonë , me parametrat e mësipërm në dorë, do ta kishte marrë pasaportën spanjole. Duhet mbajtur mend se pas dy vitesh qëndrimi në Spanjë, shtetasit e disa vendeve mund të kërkojnë atë shtetësi të dyfishtë dhe, pas disa muajsh, të marrin “OK”. Brazili ishte një nga ato vende.

Nisur nga kjo situatë, Gabriel Jesus, por dhe lojtarët pa pasaportën e lartpërmendur, janë në pritje. Real Madridi nuk dëshiron asnjë komplikacion dhe do të marrë kohën e tij para se të vendosë se çfarë do të bëjë me këtë përforcim, që Ancelotti e pretendon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll