Sport

VD/ Pas supersuksesit, Rafael Nadal i nënshkrohet radiofrekuencave në Barcelonë

Pas injeksioneve të shumta të marra në këmbën e majtë gjatë dy javëve të Parisit, fituesi i Roland-Garros po provon një trajtim të ri.

8 Qershor 2022, 06:36 Nga DOSJA
VD/ Pas supersuksesit, Rafael Nadal i nënshkrohet radiofrekuencave në
Rafael Nadal pas triumfit në 'Roland Garros'

SPANJE - Ai gjeti kohë për të nënshkruar autografe në aeroportin e Palmës. Dy ditë pas kurorëzimit të tij të katërmbëdhjetë në Roland-Garros, koha për të festuar për Rafael Nadal ka përfunduar.  Pas injeksioneve të diskutueshme që mori gjatë gjithë dy javëve për të qetësuar këmbën e majtë, “Rafa” përfitoi të martën nga një trajtim i ri në Barcelonë: radiofrekuenca që synon reduktimin e dhimbjes.

VD/ Pas supersuksesit, Rafael Nadal i nënshkrohet radiofrekuencave në

Ai u kthye në Palma të martën në mbrëmje, me paterica, i lidhur në pjesën e poshtme të këmbës, duke zbritur nga një makinë në aeroport. "Do të shohim pas disa ditësh,"- u përgjigj ai me një buzëqeshje të ngushtë para shtypit duke e pyetur për efektivitetin e këtij trajtimi të ri.

Që në moshën 18-vjeçare, Rafael Nadal vuan nga osteonekroza e kockës navikulare, e njohur ndryshe si sindroma Muller-Weiss. Kjo patologji e rrallë prek një kockë në këmbë dhe shkakton dhimbje kronike në të. Koha e mjekimit, pushimit dhe rikuperimit të tij është e panjohur dhe pasiguria rreth pjesëmarrjes së tij në Wimbledon (27 qershor-10 korrik) po rritet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll