Sport

Barcelona, koha e shpenzimeve ka përfunduar! Laporta vendos rregulla për pagat: Askush nuk do të paguhet...

Koha e shpenzimeve te Barcelona ka përfunduar. Joan Laporta do të vendosë një kufi për pagat marramendëse dhe stratosferike të dhëna nga Josep Maria Bartomeu

7 Qershor 2022, 21:06 Nga DOSJA

Barcelona, koha e shpenzimeve ka përfunduar! Laporta vendos rregulla

SPANJË-Koha e shpenzimeve te Barcelona ka përfunduar. Joan Laporta do të vendosë një kufi për pagat marramendëse dhe stratosferike të dhëna nga Josep Maria Bartomeu. Presidenti në fakt ka vendosur një kufi të ri pagash. Përmbajtja dhe kriteri, këto janë fjalët kyçe. Tani e tutje, asnjë përforcim apo rinovim nuk do të kalojë kufirin e pagave.

Barça, siç dihet, po përballet me një krizë ekonomike shumë të vështirë, të shkaktuar nga shpërdorimet joproporcionale vitet e fundit. Për të ndalur këtë "trashëgiminë katastrofike" Laporta është i gatshëm të marrë masa drastike.

Presidenti i klubit, shpjegon AS, ka vendosur një kufi të ri pagash: asnjë lojtar nuk do të fitojë më shumë se 10 milionë euro neto. Lojtarët si Gerard Pique, Sergio Busquets apo Frenkie de Jong, sidoqoftë, e kalojnë deri tani shifrën prej 10 milionësh. Prandaj do të propozohet një ulje e re pagash, në disa raste deri në 50%.

Për më tepër, në rastin e qendërmbrojtësit katalanas ka një shqetësim objektiv për gjendjen e tij fizike. Një tjetër rast i analizuar nga gazeta spanjolle është ai i Leëandoëskit. Polaku do të ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë trevjeçare dhe të përfitonte 9 milionë neto. Sulmuesi do të bëhej kështu lojtari më i paguar në skuadër. Kufiri i ri i pagave, thekson AS, synon të ulë shpenzimet aktuale me rreth 160 milionë.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll