Sport

Monumental edhe 36-vjeç! Real Madrid dorëzohet para Modric, të enjten vjen rinovimi i kontratës

'Ishte e lehtë, shumë e lehtë'. Kështu përmblidhet negociatat mes rinovimit të Luka Modric dhe Real Madrid.

7 Qershor 2022, 17:56 Nga DOSJA

Monumental edhe 36-vjeç! Real Madrid dorëzohet para Modric, të

SPANJË-'Ishte e lehtë, shumë e lehtë'. Kështu përmblidhet negociatat mes rinovimit të Luka Modric dhe Real Madrid. Futbollisti do të jetë lojtar i klubit madrilen edhe sezonin e ardhshëm. Marrëveshja do të bëhet zyrtare këtë të enjte.

Pavarësisht se lojtari ishte në Split i grumbulluar me Kombëtaren e Kroacisë, ai ka marrë leje dhe ka udhëtuar drejt Madridit për të firmosur kontratën e re. Sapo të përfundojë kjo, ai do të marrë një avion tjetër dhe do të kthehet në Kroaci.

Modric ka dashur të vazhdojë te Real Madrid, në klubin e jetës së tij, nuk e ka fshehur kurrë. Dhe do të bëjë minimumi një sezon tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

531178

Sondazh

Poll