Sport

Rejkjaviku ka mbetur pas, kuqezinjtë e Kombëtares mbërrijnë në Tiranë…

Pas mëse 5 orë fluturim, futbollistët e Kombëtares janë ulur në aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit dhe menjëherë, me në krye trajnerin Edi Reja, i janë drejtuar rezidencës së tyre në “Tropikal” të Durrësit

7 Qershor 2022, 17:41 Nga DOSJA

Rejkjaviku ka mbetur pas, kuqezinjtë e Kombëtares mbërrijnë

TIRANE - Aventura islandeze ka përfunduar për kuqezinjtë e Kombëtares. Pas barazimit 1-1 të hënën, në ndeshjen e parë në Rejkjavik ndaj Islandës për Nations League, Kombëtarja e Shqipërisë, sot që në orët e para të mëngjesit, ka bërë gati valixhet për t’u kthyer në Tiranë.

Si edhe në vajtje, afro 5000 km nga Rejkjaviku deri në aeroportin “Nënë Tereza”, janë përshkuar afërsisht për mëse 5 orë. Të nisur nga ora 10 lokale islandeze, avioni është nisur në fluturim për të prekur pistën e aeroportit të Tiranës rreth orës 17 të pasdites.

Pasi kanë kryer detyrimet aeroportuale, futbollistët e Kombëtares, me në krye trajnerin Edi Reja, i janë drejtuar rezidencës së tyre në “Tropikal” të Durrësit, ku do të akomodohet dhe përgatiten për ndeshjen e 10 qershorit ndaj Izraelit në “Air Albania” (20:45), por Nations League.

Rejkjaviku ka mbetur pas, kuqezinjtë e Kombëtares mbërrijnë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll