Sport

Pas tmerrit të grabitjes, ish-mbrojtësi i Anglisë merr masa; blen pastorin gjerman mbi 20.000 euro

Ashley Cole, ish-mbrojtësi i Romës, Arsenalit dhe Chelsea-t bleu një qen me vlerë mbi 23,000 euro për të mbrojtur familjen e tij.

7 Qershor 2022, 17:34 Nga DOSJA

Pas tmerrit të grabitjes, ish-mbrojtësi i Anglisë merr masa; blen

ANGLI-Ashley Cole, ish-mbrojtësi i Romës, Arsenalit dhe Chelsea-t bleu një qen me vlerë mbi 23,000 euro për të mbrojtur familjen e tij. Një pastor gjerman i trajnuar për mbrojtje personale. Ish-mbrojtësi u trondit nga grabitja e pësuar në vitin 2020: disa kriminelë hynë në shtëpinë e tij dhe e lidhën atë, partneren Sharon dhe fëmijët e tij Jaxon dhe Grace duke i kërcënuar me armë.

Ashley Cole, i cili me fanellën e Romës ka zhvilluar 16 paraqitje, nuk dëshiron të rijetojë situata të ngjashme dhe ka vendosur të mbrojë të dashurit e tij përmes qenve të specializuar. Këta janë qen të trajnuar për vetëmbrojtje dhe të rritur në mjedise ushtarake dhe policore, të mësuar gjithashtu për të kërkuar njerëz të zhdukur, drogë dhe bomba.

Ky nuk është ish-futbollisti i parë që merr një vendim të ngjashëm: Kean, Rooney dhe kampionë të tjerë janë mbështetur gjithashtu në mbrojtjen e pastorëve gjermanë për të mbajtur shtëpitë e tyre të sigurta.

E.Ç (Dosja.al)

449100

Sondazh

Poll