Sport

'Mister 100 milionëshi' zbarkon te Real Madrid, kampionët e Europës bëjnë transferimin e vitit

Aurelien Tchouameni së shpejti do të jetë futbollist i Real Madrid

7 Qershor 2022, 17:17 Nga DOSJA

'Mister 100 milionëshi' zbarkon te Real Madrid, kampionët e

SPANJË-Aurelien Tchouameni së shpejti do të jetë futbollist i Real Madrid. Kampionët e Europës dhe mesfushori kanë arritur marrëveshjen ekonomike, ndërkohë që Monaco është mjaftuar me një shifër që shkon 100 milionë euro plus bonuset.

Pas Rudigerit që u transferua me parametra zero, vjen edhe Tchouameni. Fillimisht Tchouameni mendohet se mund të marrë pozicionin e Casemiros, por aftësitë e tij të jashtëzakonshme fizike dhe teknike do t'i hapin dyert e Real Madridit pranë një tjetër talenti premtues dhe tashmë të admiruar këtë vit, Camavinga.

E.Ç (Dosja.al)

tchouameni

Sondazh

Poll