Bota

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, gjykata lë në burg Dardan Krivaqën

Sipas njoftimit, dy të akuzuarit ndodhen prej gati një viti në paraburgim nën akuzën e 'vrasje e rëndë' e cila sipas nenit 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, mund të dënohen nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

7 Qershor 2022, 12:53 Nga DOSJA
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, gjykata lë në burg Dardan
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa

KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizaj ka zgjatur afatin e paraburgimit dhe me dy muaj të tjerë për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiu të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Sipas njoftimit, dy të akuzuarit ndodhen prej gati një viti në paraburgim nën akuzën e 'vrasje e rëndë' e cila sipas nenit 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, mund të dënohen nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

E gjitha nisi më 23 gusht ku nga pamjet e publikuara u panë dy të rinj të cilët braktisën para derës së spitalit të Ferizaj 18-vjeçaren Osmani e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga dhuna e ushtruar. Më 24 Gusht u arrestua Arbër Sejdiu, pasi kishte qenë i pranishëm dhe kishte bashkëpunuar me Krivaqën në dhunimin e Marigonës. Një ditë më pas u arrestua dhe Dardan Krivaqa pasi natën e 22 gushtit në banesën e tij, në mënyrë mizore kishte ushtruar fillimisht dhunë psikologjike pastaj edhe dhunë fizike, e cila kishte vazhduar edhe të nesërmen derisa e ndjera ndërroi jetë.

 

Sondazh

Poll