Bota

Presidenca e Kosovës për deklaratat e Lavrov: Konfirmoi se “Ballkani i Hapur” ka synime hegjemoniste ruse

Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të hënën se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë e që NATO dhe BE-ja nuk e kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje.

7 Qershor 2022, 10:50 Nga j.c
Presidenca e Kosovës për deklaratat e Lavrov: Konfirmoi se
Blerim Vela

KOSOVË- Shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se tani po dëshmohet që “Ballkani i Hapur”, ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan.

Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të hënën se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë e që NATO dhe BE-ja nuk e kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela në Tëitter.

Kryediplomati rus do të vizitonte sot me 7 Qershor Serbinë. Por takimi nukdo të zhillohet pas ai nuk kishte mundësi të vinte sepse tre shtete ia kanë ndaluar hapsirën ajrore.

Po në një deklaratë për mediat ai është shorehur se askush nuk mund ta prishë marrëdhënin e Serbisë me Rusinë. Ai gjithashtu ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, duke hedhur Kritika ndaj NATO-s dhe Bashkimit Europian.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur'"-ka deklaruar Lavrov.

 

Sondazh

Poll