Bota

Rusia shpall non grata 61 zyrtarë amerikanë, mes tyre edhe Sekretarja e Thesarit Janet Yellen

Në listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikan si Sekretaretarja e Thesarit Janet Yellen, Përfaqësuesja e Tregtisë Katherine Tai dhe kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve James O'Brien.

7 Qershor 2022, 10:32 Nga j.c
Rusia shpall non grata 61 zyrtarë amerikanë, mes tyre edhe Sekretarja
Janet Yellen

RUSI- Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se ka shpallur non grata 61 zyrtarë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave. Lista përfshin krerët e firmave kryesore të mbrojtjes, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Sipas CNN, ministria tha se sanksionet ishin në përgjigje të sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, si dhe përfaqësuesve të bizneseve vendase.

Në listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikan si Sekretaretarja e Thesarit Janet Yellen, Përfaqësuesja e Tregtisë Katherine Tai dhe kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve James O'Brien.

Në maj, Rusia ndaloi gjithsej 963 zyrtarë të hynin në vend, duke përfshirë Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Kjo listë përfshinte shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë dhe CEO.

Sondazh

Poll