Bota

Mungesa e vaksinimit shton rastet e poliomelitit në Pakistan, 8 fëmijë të prekur

Prindërit e tyre shprehen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar dhe qeveria ka nisur një hetim për shpërthimin

7 Qershor 2022, 12:27 Nga d.d

 

Mungesa e vaksinimit shton rastet e poliomelitit në Pakistan, 8
Foto ilustruese

PAKISTAN-  Përhapja e sëmundjes së poliomelitit në Pakistan, është rritur pasi janë raportuar 8 raste, të cilët janë fëmijë nën moshën 10 vjeç. Prindërit e tyre shprehen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar dhe qeveria ka nisur një hetim për shpërthimin.

Sipas The Guardian, tre fushata vaksinimi janë realizuar në janar, mars dhe maj të këtij viti. Vaziristani i Veriut është një ish bastion i talebanëve në Pakistanin veriperëndimor, ku mendohet se shkalla e lartë e refuzimit të vaksinave qëndron pas rasteve të reja.

“Pas dy rasteve të para në prill, programi i poliomielitit ndërmori hapa të menjëhershëm për të rrethuar këtë zonë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit".-tha Ministri federal i shëndetësisë, Abdul Qadir Patel.

Aktivitetet e vaksinimit në mbarë vendin janë kryer derë më derë për 25 vitet e fundit. Ekipet janë kryesisht punonjëse shëndetësore femra, shpesh vullnetare, të cilat duhet të shoqërohen nga rojet e sigurisë. Grupet militante në Pakistan kanë vrarë më shumë se 100 punonjës shëndetësorë dhe rojet e tyre të sigurisë që nga viti 2012.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Pakistani është një nga dy vendet e vetme, me Afganistanin, ku virusi i poliomielitit të egër është ende endemik.

Ndjenja kundër vaksinimit në Pakistan është e rrënjosur thellë. Klerikët dhe të tjerët kanë përhapur mite se vaksinat janë një komplot nga perëndimi për të sterilizuar fëmijët myslimanë dhe një bashkëshorti u lejua të divorcohej nga gruaja e tij për vaksinimin e fëmijëve të tyre kundër poliomielitit.

Në prill 2019, më shumë se 25,000 fëmijë u dërguan me urgjencë në spital gjatë një paniku masiv në Pakistanin veriperëndimor pas përhapjes së thashethemeve të pabaza për vaksinat e poliomielitit që shkaktonin të fikët dhe të vjella.

Sondazh

Poll