Bota

Muzikanti grek humb jetën, hidhet nga ballkoni me kryq në dorë

Ai ishte 75-vjeç, dhe prej kohësh vuante nga probleme të rënda të shëndetit, ndërsa përballej me sëmundjen e kancerit

7 Qershor 2022, 12:05 Nga d.d

 

Muzikanti grek humb jetën, hidhet nga ballkoni me kryq në dorë
Dimitris Petris

GREQI-Një muzikant grek i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Ai ishte sanksiofonist i identifikuar si Dimitris Petris, teksa është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së tij në qytetin e Volos, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas medieve greke, në dorën e Petris është gjetur një kryq të cilin e mbante shtrënguar. 

Ai ishte 75-vjeç, dhe prej kohësh vuante nga probleme të rënda të shëndetit, ndërsa përballej me sëmundjen e kancerit.

Drejtoria e Policisë së Volos ka nisur të marrë dëshmi për rrethanat e vdekjes, ndërsa ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Sondazh

Poll