Bota

FOTO/ Alarm për bombë në Beograd, evakuohen punonjësit e administratës

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë objekti është duke u kontrolluar.

7 Qershor 2022, 12:57 Nga j.c
FOTO/ Alarm për bombë në Beograd, evakuohen punonjësit e
Serbi

SERBI- Në kryeqytetin e Serbisë është dhënë një alarm për bombë në ndërtesën e Administratës së Qytetit dhe Kadastrës në Palilula.

Sipas media serbe,autorët kanë dërguar mesazhe kërcënuese për vendosjen e një bombë në një administratë në Beograd.

Objekti ndodhet në cep të rrugëve Starine Novaka dhe Beogradska. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë objekti është duke u kontrolluar. Pas mesazhit punëtorët janë evakuuar derisa qeveria të vërtetojë që nuk ka ndonjë bombë në objekt.

Sondazh

Poll