Bota

Zjarret në Greqi/Ministri i Klimës paralajmëron për një verë të vështirë

Zjarri filloi fillimisht në periferinë e Atikës, Ano Voula të shtunën dhe u përhap për shkak të erërave të forta në zonën e Varit dhe në zonën e Kouvaras

7 Qershor 2022, 11:20 Nga d.d

Zjarret në Greqi/Ministri i Klimës paralajmëron për një

Foto ilustruese

GREQI-Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianides, ka deklaruar se Greqia do të ketë një verë të vështirë për shkak të zjarreve në vend. Zjarri i parë i madh i sezonit ka ngritur shqetësime në Greqi. 

“Vera do të jetë e vështirë, sepse të gjitha parashikimet meteorologjike tregojnë se në rajonin e Mesdheut Lindor, i cili konsiderohet si pikë e nxehtë e krizës klimatike, gjërat nuk do të jenë të lehta as këtë verë. Jemi ende në fillim dhe synimi është zbutja e efekteve të të gjitha dukurive të reja që vijnë nga kriza klimatike”, tha Stylianides

Sipas mediave greke, zjarri filloi fillimisht në periferinë e Atikës, Ano Voula të shtunën dhe u përhap për shkak të erërave të forta në zonën e Varit dhe në zonën e Kouvaras.

Efektivët e Drejtorisë së Krimeve të Zjarrfikësve, kanë kryer  në zonë dhe gjetjet e tyre pritet të zbardhin shkaqet e rënies së flakëve.

Sondazh

Poll