Bota

Aleksandër Vuçiç flet për anulimin e vizitës së Lavrov: Doja të pyesja se kur mund të marrim...

Vuçiç u shpreh se nuk është i magjepsue nga kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës

7 Qershor 2022, 10:29 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç flet për anulimin e vizitës
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për detajet e anulimit të të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vuçiç u shpreh se nuk është i magjepsue nga kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai tha se arsyeja që donte të takonte Lavrov ishte për ti thënë se duhet të mbaroj lufta sa më shpejt.

Nëse shikon fjalorin që përdorin, me të cilin dikush nuk na trajton si fqinj dhe mik… Nëse do të doja të sillem si ata, do të thosha – më falni, nuk jam shumë i magjepsur me kërcënimet e tyre dhe tonin komandues. Do ishte më mirë që dikush të dëshironte të flasë me ne. Si do t’u thoni serbëve se Rusia nuk mund të jetë më miku ynë? Kemi shumë për të folur. Doja të pyesja Lavrovin se kur mund të marrim një helikopter zjarrfikës për të shuar zjarret në të gjithë rajonin më shpejt. Dhe më lejoni t’ju pyes – çfarë e bën Vuçiçin një djalë kaq të keq? A doni t’ia thoni këtë Turqisë nesër sepse Lavrov do të shkojë në Ankara? A doni ta përjashtoni Turqinë nga NATO? Duket se ju mund të silleni kështu vetëm me Serbinë e vogël. Kam një ndjenjë shumë të keqe për situatën në botë, por është e drejta jonë të luftojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë dhe të jetojmë sa më normalisht, jo vetëm të mbijetojmë”, tha Vuçiç.

Sipas mediave të huaja, vizita e Lavrov në Beograd u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria penguan fluturimin e avionit të kreut të diplomacisë ruse. Me atë rast, Sergei Lavrov mbajti një konferencë në të cilën foli për arsyet e anulimit të vizitës.

 

Sondazh

Poll