Bota

BE fajëson Moskën për krizën ushqimore, ambasadori rus braktis takimin e Këshillit të Sigurimit

Teksa u largua nga dhoma e Këshillit të Sigurimit gjatë deklaratës së Michel, Nebenzia i irrituar dhe i zemëruar tha për gazetarët që nuk mund të qëndronte pas akuzave të Michel.

7 Qershor 2022, 10:12 Nga j.c
BE fajëson Moskën për krizën ushqimore, ambasadori rus
Vassily Nebenzia

EUROPË- Ambasadori rus Vassily Nebenzia doli nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel iu drejtua trupit prej 15 anëtarësh dhe akuzoi Moskën për nxitjen e një krize globale ushqimore me pushtimin e saj në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Michel ka akuzuar gjithashtu trupat ruse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përmendur në mënyrë specifike raportet e dhunës seksuale, fokusi i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit dhe duke e përshkruar atë si “një taktikë tortur edhe terrori”.

Gjatë deklaratës së tij Nebenzia kishte përgënjeshtruar kategorikisht çdo akuzë për dhunë seksuale nga ushtarët rusë, duke dënuar atë që ai tha se ishte "gënjeshtër".

Teksa u largua nga dhoma e Këshillit të Sigurimit gjatë deklaratës së Michel, Nebenzia i irrituar dhe i zemëruar tha për gazetarët që nuk mund të qëndronte pas akuzave të Michel.

"Nuk mund të qëndroja për shkak të gënjeshtrave që Charles Michel tha"-tha Nebenzia.

Në kohën kur ambasadori rus po dilte nga salla Michel i është drejtuar duke i thene se po largohet sepse nuk dëgjon dot të vërtetën.

"Mund të largohesh nga dhoma, ndoshta është më e lehtë të mos dëgjosh të vërtetën,"-tha ai.

Pushtimi i 24 shkurtit i Rusisë në Ukrainë ka nxitur një krizë globale ushqimore me çmimet e drithërave, vajrave të gatimit, karburantit dhe plehrave. Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit, ndërsa Rusia është gjithashtu një eksportuese e plehrave dhe Ukraina është një eksportuese e misrit dhe vajit të lulediellit.

"Ambasador i Federatës Ruse, le të jemi të sinqertë, Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë vjedhurazi kundër vendeve në zhvillim. Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore,”- tha Michel në Këshillin e Sigurimit. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres po përpiqet të ndërmjetësojë atë që ai e quan një "marrëveshje" për të rifilluar eksportet e ushqimit ukrainas dhe eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë të mërkurën për të diskutuar zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Sondazh

Poll