Bota

Akuzohen për korrupsion/ Vëllezërit e pasur Gupta arrestohen në Emiratet e Bashkuara Arabe

Vëllezërit u larguan nga Afrika e Jugut pasi një komision gjyqësor filloi të hetonte përfshirjen e tyre në korrupsion në vitin 2018. Ata akuzohen se kanë paguar ryshfet financiare për të fituar kontrata shtetërore fitimprurëse dhe për të ndikuar në emërimet e fuqishme të qeverisë.

7 Qershor 2022, 09:56 Nga DOSJA
Akuzohen për korrupsion/ Vëllezërit e pasur Gupta arrestohen
Atul Gupta me presidentin e Afrikës së Jugut Jacob Zuma

AFRIKË E JUGUT- Dy vëllezër nga familja e pasur Gupta janë arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar qeveria e Afrikës së Jugut, raporton BBC.

Atul dhe Rajesh Gupta akuzohen në Afrikën e Jugut se kanë përfituar nga lidhjet e tyre të ngushta me ish-presidentin Jacob Zuma dhe kanë ushtruar ndikim të padrejtë në disa çështje. Bisedimet për ekstradimin po zhvillohen me Emiratet e Bashkuara Arabe, thonë zyrtarët e Afrikës së Jugut. Dy vëllezërit e akuzuar mohojnë përfshirjen në çdo lloj spekulimi që është ngritur ndaj tyre.  

Vëllezërit u larguan nga Afrika e Jugut pasi një komision gjyqësor filloi të hetonte përfshirjen e tyre në korrupsion në vitin 2018. Ata akuzohen se kanë paguar ryshfet financiare për të fituar kontrata shtetërore fitimprurëse dhe për të ndikuar në emërimet e fuqishme të qeverisë.

Familja u shpërngul nga India në Afrikën e Jugut në vitin 1993. Ata gjithashtu përballen me akuza për pastrim parash në Indi, ku zyrtarët e taksave bastisën pronat që u përkisnin në vitin 2018 në qytete të shumta, duke përfshirë zyrën e kompanisë së tyre në kryeqytetin Delhi.

Familja Gupta akuzohet se ka përdorur lidhjet e tyre të ngushta me Zuma-n për të zotëruar pushtet të madh politik në të gjitha nivelet e qeverisë së Afrikës së Jugut - duke fituar kontrata biznesi, duke ndikuar në emërimet e profilit të lartë në qeveri dhe duke shpërdoruar fondet shtetërore.

Sondazh

Poll