Sport

Ja më të shtrenjtët në planet, “Top-10” futbollistët që kushtojnë mbi 100 milionë…

Premier League dhe La Liga në garë me njera-tjetrën, nga katër lojtarë që kalojnë barrierën prej 100 milionë eurosh

7 Qershor 2022, 10:51 Nga DOSJA

Ja më të shtrenjtët në planet, “Top-10”

ANGLI - Sezoni nuk përfundoi i lumtur për Luis Díaz, pasi Liverpool nuk arriti të fitonte Premier League ose Champions League. Sidoqoftë, në tituj ai fitoi Kupën Carabao dhe FA Cup, duke qenë një nga njerëzit më të shquar në ndeshjet finale kundër Chelsea. 

Ai arriti të fitonte një vend në skuadrën e Jurgen Klopp dhe fitoi shpejt dashurinë e tifozëve, të cilët tashmë ishin shumë të emocionuar për ardhjen e tij nga Porto.

Por të mirat Luis Diazin nuk kanë përfunduar me kaq. Vlera e tij në tregun e futbollit është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies) ka publikuar së fundmi listën e lojtarëve më të shtrenjtë në planet. Luis Díaz arriti të futet në “Top-10” dhe është pranë figurave të futbollit që janë në lajme çdo javë.

Me një vlerësim prej 110 milionë eurosh, kolumbiani zë kutinë e tetë në këtë renditje. Me pak fjalë, 80 milionët që Liverpooli pagoi për të, nuk ishin investim i gabuar, pasi në rast të një shitjeje të mundshme, klub i ri duhet të mendohet mirë për ta boshatisur kasafortën për të bërë të tij Luiz Diazin. 

Kjo është renditja e “Top-10” futbollistëve më të shtrenjtë të planetit:

Ja më të shtrenjtët në planet, “Top-10”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll