Sport

Rikthim në ‘shtëpi’, Paolo Zanetti do të jetë trajneri i ri i Empolit

I larguar nga Venecia në fund të prillit, Paolo Zanetti zëvendëson Aurelio Andreazzolin në stolin e Empolit për të paktën dy sezone.

7 Qershor 2022, 06:36 Nga DOSJA
Rikthim në ‘shtëpi’, Paolo Zanetti do të jetë
Paolo Zanetti

ITALI - Paolo Zanetti është trajneri i ri i Empolit, njoftoi klubi toskan të hënën. Ai zëvendëson Aurelio Andreazollin, pavarësisht nga vendi i 14-të në Serinë A të bardhebluve këtë sezon. Tekniku 39-vjeçar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi në rast të rezultateve të mira, specifikon ekipi që vitin e kaluar ishte promovuar në Serinë A.

Falenderuar nga Venecia në fund të prillit, pesë ditë para përfundimit të kampionatit, Paolo Zanetti është rikthyer në shtëpi. Gjatë karrierës së tij si futbollist, mesfushori mbrojtës luajti për Empolin nga viti 2003 deri në vitin 2006 (52 ndeshje, 2 gola).

Rikthim në ‘shtëpi’, Paolo Zanetti do të jetë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll