Sport

Largimi i Pochettinos, temë dite në Francë. Argjentinasi insiston: “Kam edhe një vit kontratë!”

Vendi i trajnerit te PSG-së duket është në karrigen e nxehtë. Por tekniku shprehet se nuk ka ndërmend ta lëshojë kaq lehtë detyrën e tij

7 Qershor 2022, 06:58 Nga DOSJA
Largimi i Pochettinos, temë dite në Francë. Argjentinasi
Mauricio Pochettino

FRANCE - Nëse e gjithë bota e futbollit është e sigurt se Mauricio Pochettino do të largohet nga PSG në ditët në vijim dhe madje po spekulohet në kërkim të zëvendësuesit të tij, trajneri argjentinas nuk ka ndërmend ta lërë kaq lehtë këtë detyrë. 

Në një intervistë për ‘Esport3’ mbrëmjen e kësaj të hëne, Pochettino është shprehur se donte të ishte më i vendosur se kurrë për të vazhduar aventurën pariziane...

“Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime. Ka shumë thashetheme, tashmë më kanë shkarkuar çdo javë disa herë. Për të arritur në PSG, duhet të jesh një trajner i madh, por pas një viti e gjysmë, mendoj se jam një nga më të mirët. 

Një klub si PSG, me pritshmëritë që ka rritur, ka qenë një proces i vazhdueshëm mësimor. Ishim një hap larg eliminimit të Real Madridit. Unë jam i qetë, duke shijuar pushimet e mia dhe duhet të heqim pak trajnerët nga priza, kemi nevojë për t’u mbushur me energji”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll