Sport

Luiza Gega, rekord të ri kombëtar në Holandë, u jep leksion kenianeve

Luiza Gega vjen me rekord të ri kombëtar nga Hengelo e Holandës në një tjetër stacion të World Tour në Atletikë

6 Qershor 2022, 23:36 Nga DOSJA

Luiza Gega, rekord të ri kombëtar në Holandë, u jep leksion

HOLANDË- Luiza Gega vjen me rekord të ri kombëtar nga Hengelo e Holandës në një tjetër stacion të World Tour në Atletikë. 9’15”48 rezultati i saj në 3000 metra me pengesa, që është njëkohësisht dhe rekordi i saj personal, ndërsa e ka përmirësuar rekordin e Shqipërisë me 4 sekonda e 45 të qindtat. I mëparshmi ishte 9’19”93 thyer në Kampionatin Botëror të Dohas.

Një formë e jashtëzakonshme çka konfirmon kapjen e të gjitha normave për garat e vitit 2023, apo pse jo dhe për Lojërat Olimpike “Paris 2024” nëse do të ishte që tani, sepse norma është 9’30”00.

Gjithsesi kjo kohë e sotme e rendit të shtatën në botë, çfarë i vjen mirë jo vetëm Gegës, por dhe trajnerit të saj Taulant Stërmasi. Ndërkohë gara u fitua nga ugandezja Peruth Chemutai me kohë 9:14.00, e cila është edhe kampione në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio.

Luiza Gega, rekord të ri kombëtar në Holandë, u jep leksion

E.Ç (Dosja.al)

16705

Sondazh

Poll