Sport

Imazhet e para të Piqué dhe Shakiras pas ndarjes. Të dy në Pragë, por larg njeri-tjetrit

"Shakira duket e qetë, duke bërë përpjekje për të buzëqeshur dhe për t'u sjellë mirë me njerëzit, që i afrohen, ndërsa Pique është më i mërzitur,"- ka shpjeguar gazetarja.

7 Qershor 2022, 10:27 Nga DOSJA
Imazhet e para të Piqué dhe Shakiras pas ndarjes. Të dy në
Pique dhe Shakira

SPANJE - Në pak javë plot polemika pas ndarjes së Shakirës dhe Piques, për shkak të një tradhtie të pretenduar të futbollistit, të gjithë sytë janë te lëvizjet e të dyve, duke kërkuar gjithmonë se ku është secili dhe nëse vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin apo jo.

Nga njëra anë, kolumbiania ishte fundjavën e kaluar në Republikën Çeke, pasi djali i saj Milan kishte një turne bejsbolli. Po në Pragë ishte edhe Piqué, por ata nuk u panë me njëri-tjetrin. Këtë e ka shpjeguar 'The Ana Rosa Program', e cila e ka kapur këngëtaren në kthimin e saj në Spanjë, në Barcelonë, me fëmijët e saj.

Megjithatë, ajo ishte ende mjaft e prekur dhe nuk donte të kalonte shumë kohë me shtypin: "Sakira, mirëmëngjes, si je? Më dëgjo për një moment, si po ndihesh? Do të vish të jetosh jashtë Spanjës?," - pyetën gazetarët, por Shakira vetëm buzëqeshi dhe tundi me dorë.

‘Socialité’, përmes Laura Fa, ka dhënë më shumë detaje për situatën e ish-çiftit, veçanërisht gjendjen e Piqué. Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar edhe ai në Republikën Çeke, por në asnjë moment nuk është parë të buzëqeshë: "Shakira duket e qetë, duke bërë përpjekje për të buzëqeshur dhe për t'u sjellë mirë me njerëzit, që i afrohen, ndërsa Pique është më i mërzitur,"- ka shpjeguar gazetarja.

“Sipas informacioneve që marr nga Pique, sapo të kthehet në Spanjë, ai ka në plan të shkojë në Maldive. Nuk e di është nëse do të shkojë me të dashurën e tij të re, stjuardesën 22-vjeçare me të cilin është i emocionuar”,- tha Fa për situatën e çiftit pas ndarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll