Sport

Homazh për Modric, 150 ndeshje me Kroacinë: "Ti je kapiteni ynë, ne jemi porti yt"

Mesfushori i Real Madrid mori një fanellë përkujtimore dhe u përshëndet nga tifozët me një pankartë në tribunat e stadiumit të Splitit.

7 Qershor 2022, 10:13 Nga DOSJA

Homazh për Modric, 150 ndeshje me Kroacinë: "Ti je kapiteni

KROACI - Luka Modric, mesfushor i Real Madridit, u nderua para ndeshjes kundër Francës, për realizimin e 150 ndeshjeve me kombëtaren kroate.

Kapiteni i ekipit ballkanik mori një fanellë të Kroacisë me numrin 150 në anën e pasme dhe tribunat e ‘Stadion Poljud’ të Splitit, ku u shpalos edhe një pankartë me një mesazh për të: "Ti je kapiteni ynë, ne jemi porti yt".

Luka, që do të thotë gjithashtu ‘port’ në kroatisht, mori një ovacion të madh nga më shumë se 30.000 spektatorë të pranishëm në stadiumin e Hajduk të Splitit. Ndeshja e Kroacisë ndaj Francës u mbyll në barazim 1-1.

Homazh për Modric, 150 ndeshje me Kroacinë: "Ti je kapiteni

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll