Sport

Senatori Savin kryqëzon ministrin Darmanin për "të pavërtetat" e ‘Stade de France’

Në një deklaratë për shtyp, senatori i rikthehet seancës dëgjimore të ministrit të brendshëm në Senat dhe “pohimeve të rreme” për të shmangur përgjegjësitë.

7 Qershor 2022, 06:29 Nga DOSJA
Senatori Savin kryqëzon ministrin Darmanin për "të
Senatori Michel Savin

FRANCE - Për senatorin Michel Savin, seanca dëgjimore para Senatit, të mërkurën e kaluar e ministrit të brendshëm dhe koleges të tij për sportin, është larg nga ndriçimi i arsyeve të fiaskos në organizimin e finales së Champions League në ‘Stade de France’.

 “Gérald Darmanin u mbrojt para përfaqësueseve kombëtarë me argumentit të tij fillestar: se 30.000 deri në 40.000 spektatorë anglezë pa bileta, ose me bileta të falsifikuara, ishin shkaku kryesor i ekseseve të mbrëmjes”, shkruan ai në një deklaratë për shtyp.

Shpjegimet e të pyeturve, e hedhin poshtë këtë argument, duke të krijuar përshtypjen se ministri i brendshëm është “i vetmi që e ka parë këtë turmë të madhe (…) jashtë stadiumit. Asnjë nga elementet e ofruara nga ministri nuk mbeti në mbështetje të këtyre deklaratave, të cilat ishin aq më të pabesueshme, pasi ato u mohuan nga të gjithë dëshmitarët, duke përfshirë edhe shumë gazetarë të pranishëm në vend”. 

Michel Savin beson se Gérald Darmanin "kërkon të fshehë përgjegjësitë e tij" duke pasur parasysh se "pohimet e tij të rreme" janë të "rëndesës së veçantë". Si rezultat, senatori kërkon përsëri “të bëhet e gjithë transparenca dhe e vërteta”, duke theksuar se ministri ende nuk ka ofruar pamjet e kamerave të sigurisë që kishte rënë dakord të jepte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll