Sport

Correa, pas ndërhyrjes në zemër: "Gjithçka shkoi mirë, tani koha për t'u rikthyer më i fortë"

Futbollisti ka dërguar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku falenderon për mbështetjen e fansave: “Tani është koha për të pushuar dhe rikuperuar”

7 Qershor 2022, 07:01 Nga DOSJA
Correa, pas ndërhyrjes në zemër: "Gjithçka shkoi
Ángel Correa

SPANJE - Lajm i mirë. Pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Argjentinës, dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, Ángel Correa ka komunikuar se gjithçka ka qenë në rregull dhe operacioni ka qenë i suksesshëm.

“M’u desh të korrigjoja diçka nga një ndërhyrje e vjetër, që kisha kryer vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rast se nuk ju kujtohet: në vitin 2014 kalova një situatë të vështirë dhe iu nënshtrova një ndërhyrjeje pas një ataku kardiak”, deklaroi ai.

Ky operacion u përshkrua nga Atlético Madrid si më poshtë: "Ai do t'i nënshtrohet një operacioni dermatologjik ambulator për të riparuar një dëmtim nënlëkuror në Klinikën Universitare të Navarrës".

Menjëherë më pas, ai e ka përditësuar statusin e tij me një mesazh qetësues: "Jam shumë i lumtur t'ju them se gjithçka shkoi mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes, më ndihmuan të qëndroj pozitiv. Tani është koha për të pushuar dhe për t'u rikuperuar për t'u rikthyer i fortë."

Correa, pas ndërhyrjes në zemër: "Gjithçka shkoi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll