Sport

Kapiteni Milner rinovon dhe do të vazhdojë te Liverpooli edhe 37 vjeç

Sezoni i radhës do të jetë sezoni i tetë për mesfushorin e gjithanshëm anglez, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor.

7 Qershor 2022, 06:25 Nga DOSJA
Kapiteni Milner rinovon dhe do të vazhdojë te Liverpooli edhe 37
James Milner

ANGLI - Liverpool njoftoi të hënën rinovimin e kontratës me kapitenin veteran James Milner (36 vjeç), një nga katër lojtarët kryesorë të ekipit, marrëdhënia e të cilëve me entitetin në ‘Anfield’ skadon më 30 qershor. Tre të mbeturit janë portieri Loris Karius (28) dhe Adrián San Miguel (35) dhe belgu Divock Origi (27), i cili thuhet se do ta vazhdojë karrierën e tij te Milani .

Sezoni i radhës do të jetë sezoni i tetë i Milnerit, i cili do të jetë 37 vjeç në janar 2023, si  lojtar i Liverpoolit, klub për të cilin ai nënshkroi një transferim të lirë në verën e 2015-ës, pasi i mbaroi kontrata me Manchester Cityn . 

Si 'Reds', ish-mesfushori i gjithanshëm i Leeds, ka fituar një Champions League (2019), një Premier League (2020), një Kupën e Botës për Klube (2020), një Superkupë Europiane (2019) dhe tituj të FA Cup dhe Carabao Cup.

“Jam i kënaqur me këtë lajm, është i rëndësishëm për të gjithë ne”,- tha trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, pasi u konfirmua vazhdimësia e Milnerit. “Flitet shpesh për aftësitë e tij drejtuese dhe ndikimin e tij në dhomat e zhveshjes. Është e saktë dhe e justifikuar, por nuk duhet anashkaluar cilësia e tij në fushë, ku ai vazhdon të performojë në një nivel të lartë”,- shtoi gjermani.

Kapiteni Milner rinovon dhe do të vazhdojë te Liverpooli edhe 37

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll