Sport

Bayern, ‘kapitull’ i mbyllur për Lewan: "Nuk i vlerësoj ofertat e tjera. Unë tani flas pak spanjisht"

Marrëdhënia me klubin bavarez, për polakun është një histori që i përket të shkuarës. Lewandowski gjithashtu shton: "Unë tashmë e kam një shtëpi në Spanjë

7 Qershor 2022, 06:42 Nga DOSJA
Bayern, ‘kapitull’ i mbyllur për Lewan: "Nuk i
Robert Lewandowski

POLONI - Robert Lewandowski gjatë intervistës për median polake ‘Onet’ la të kuptohet, pa përmendur skuadrën, se dëshiron të transferohet te Barcelona:

"Diçka tek unë ka vdekur dhe nuk mund ta kapërcej. Unë dua më shumë emocione në jetën time. Kur je në të njëjtin klub për shumë vite, pasi ke dhënë më të mirën mendoj se është më mirë të gjesh një zgjidhje të mirë për të dyja palët. Lista e klubeve të interesuara për mua nuk është shumë e gjatë. Flitet shumë në mënyrë specifike për një klub, sepse nuk po vlerësoj ofertat e tjera”. 

Lewandowski gjithashtu shtoi: "Unë tashmë kam një shtëpi në Spanjë dhe flas pak spanjisht".  Bayern duhet të bindet se sulmuesi i njohur polak e ka ‘mbyllur’ kapitullin me bavarezët, pavarësisht se ata synojnë të zbatojnë kontratën deri më 30 qershor 2023.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll