Sport

LIGA E KOMBEVE/ Franca harron të fitojë, Kazakistani befason Sllovakinë, 1 pikë për Azerbajxhanin e De Biasit

Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

6 Qershor 2022, 23:29 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Franca harron të fitojë, Kazakistani befason

EUROPË- Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Në grupin 1 të Ligës A, lojtarët 'gjelat' zhbllokuan takimin në minutën e 52-të me golin e lojtarit të Juventusit, Rabiot.

Megjithatë, i sapofuturi në fushë Kramaric fitoi penallti dhe shënoi duke çuar shifrat në 1-1 në minutën e 83'. Në Ligën C u luajtën dy sfida që i përkasin Grupit 3. Bjellorusia barazoi pa gola me Azerbajxhanin drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, ndërsa Sllovakia u befasua nga Kazakistani 0-1. Në Ligën D, Andorrë-Moldavi u mbyll 0-0.

E.Ç (Dosja.al)

535742 140965

Sondazh

Poll