Sport

"Duhej ta shmangnim, ishte e pafalshme", Reja tregon problemin e Shqipërisë ndaj Islandës

Shqipëria e mbylli me një barazim 1-1 ndeshjen e saj të parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku tashmë gjendet në Ligën B

6 Qershor 2022, 23:22 Nga DOSJA

"Duhej ta shmangnim, ishte e pafalshme", Reja tregon problemin e

ISLANDË- Shqipëria e mbylli me një barazim 1-1 ndeshjen e saj të parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku tashmë gjendet në Ligën B. Trajneri Edi Reja u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, por i zhgënjyer me të dytën, teksa në intervistën pas ndeshjes tha se ekipi pësoi një “black-out” në minutat e para, duke gabuar gjithçka.

NDESHJA-Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të kalojmë edhe në avantazh, por në fillim të pjesës së dytë dhuruam golin e barazimit dhe komplikuam gjithçka. U barazuam për 4 minuta dhe nuk bëmë asgjë nga ato që duhej të bënim. Më pas u mbyllëm, ndërkohë që mund të sulmonim më shumë. Më vjen keq, por në pjesën e dytë patëm një rënie dhe nuk ishte e lehtë të shkonim sërish te goli.

MBROJTJA- Fakti që pësuam gola për 4 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ishte fatkeqësia jonë. Duhej ta mbanim avantazhin të paktën për 15 minuta, që t’u shkaktonim tension dhe t’i detyronim të hapeshin. Janë gabime të pafalshme, që duhet t’i shmangim. Pas barazimit, ata dolën në lojën që donin të bënin, pasi janë shumë të fortë fizikisht dhe në kundërsulm bëhen të rrezikshëm.

E.Ç (Dosja.al)

reja

Sondazh

Poll