Sport

LIGA E KOMBEVE/ Barazim që nuk shijon ndaj Islandës, Shqipëria i dhuron një pikë kundërshtarit

Nuk nis siç pritej aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në grupin 2 të Ligës B

6 Qershor 2022, 21:52 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Barazim që nuk shijon ndaj Islandës, Shqipëria i

ISLANDË- Nuk nis siç pritej aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në grupin 2 të Ligës B. Një barazim 1-1 ndaj Islandës nuk është se lë shije të mirë, duke nisur nga fakti se kuqezinjtë ishin pretendentë për të dal me tri pikë nga transferta e Rejkjavikut.

Një pjesë e parë që u dominua nga Shqipëria, pas shumë rasteve goli i avantazhit do të vinte në minutën e 30' kur Taulant Seferi zhbllokoi takimin. Në pjesën e dytë, një gafë e mbrojtjes tonë solli golin e barazimit nga ana e Jon Dagur Thorsteinsson në minutën e 49-të.

Shqipëria dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi. Ekipi kombëtar tentoi deri në fund fitoren, por duhet të mjaftohet me një pikë në transfertën nordike.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll