Aktualitet

ME VIDEO- Qytetari sulmon me gurë tigrin dhe luanin në Kopshtin Zoologjik në Tiranë

Një video e cila po qarkullon në rrjet tregon një burrë që qëllon me gurë tigrin dhe luanin. 

6 Qershor 2022, 12:36 Nga A.B
ME VIDEO- Qytetari sulmon me gurë tigrin dhe luanin në Kopshtin
Qytetatri te Kopshti Zoologjik

TIRANË- Kopshti Zoologjik ka vetëm 2 ditë që është hapur e të shumtë janë qytetarët që duan të shikojnë nga afër kafshët dhe shpendët. Mirëpo, ka nga ata persona që kanë kuriozitet të shikojnë nga afër kafshët por nuk janë aq miqësor me to. Dosja.al ka siguruar një video e cila tregon një burrë që qëllon me gurë tigrin dhe luanin. 

Pranë personit i cili mund të jetë rreth të 30-tave, ka prindër dhe fëmijë, mirëpo asnjëri nuk i kërkon që të ndalojë atë që po bën. Sjellje të tilla shihen shpesh të bëhen ndaj kafshëve mirëpo ky është i pari në Kopshtin Zoologjik, i cili u hap ditën e shtunë. 

Sondazh

Poll