Aktualitet

Ishulli i Sazanit në flakë, Haki Çako: Jo çdo zjarr kërkon helikopter, shteti është në këmbë

Ai shtoi se situata është në monitorim.

6 Qershor 2022, 11:56 Nga F.M
Ishulli i Sazanit në flakë, Haki Çako: Jo çdo zjarr
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako nuk e konsideron të arsyeshme ndërhyrjen me helikopter në ishullin e Sazanit që është prej 24 orësh nën pushtetin e flakëve. Në një lidhje telefonike me Neës24, Çako tha se jo çdo zjarr ka nevojë për ndërhyrjen e një helikopteri. Ai shtoi se situata është në monitorim dhe se shteti është në këmbë.

“Jemi në monitorim nga ajri. Situata është e njëjtë. Zjarri vijon, por është bërë një plan për izolimin e tij në pjesën jugore. Të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren. Është një zonë e vështirë për shkak të terrenit. Është i shkëputur dhe ka pak opsione për furnizimin me ujë. Po ndiqet situata hap pas hapi dhe besoj do vendoset nën kontroll. Zjarr mbetet aktiv. Është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar. Është detyrë e jona dhe gjithë strukturave që do vazhdojë të bëhet. Jo çdo zjarr kërkon helikopter, megjithatë jemi duke vlerësuar dhe maksimalizuar të gjitha mundësitë. Mjetet që janë në proces rehabilitimi do jenë shumë shpejt në operacion. Ju siguroj se të gjitha strukturat, kapacitetet dhe i gjithë shteti është në këmbë,”- tha Çako ndër të tjera.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

Sondazh

Poll