Aktualitet

Plagosje me sende të forta në Mallakastër, arrestohet autori

Personi me inicialet XH.B, banues në Kalenjë të Mallakastrës, plagosi me sende të forta personin me inicialet M.B.

6 Qershor 2022, 11:53 Nga A.B
Plagosje me sende të forta në Mallakastër, arrestohet autori
Policia Mallakaster

FIER- Një person është qëlluar me sende të forta në Mallakastër. Policia bën të ditur se autori është vënë në pranga. Personi me inicialet XH.B, banues në Kalenjë të Mallakastrës, plagosi me sende të forta personin me inicialet M.B. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë, Mallakastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sondazh

Poll