Aktualitet

I maskuar, por me synim të qartë, kamerat pikasin autorin që dogji noterinë, u vë flakën dokumentave

Zjarri është përhapur dhe ka djegur të gjithë noterinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

6 Qershor 2022, 12:40 Nga F.M
I maskuar, por me synim të qartë, kamerat pikasin autorin që
Pamje nga noteria e djegur

SARANDË- Personi që u fut dhe dogji zyrën e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë, e dinte shumë mirë se çfarë kërkonte. Mësohet se kamerat kanë pikasur të maskuarin që sapo ka thyer derën e noterisë është drejtuar për tek një grumbull me dokumente dhe u ka vënë flakën.

Zjarri është përhapur dhe ka djegur të gjithë noterinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Tashmë noteria është vënë nën sekuestro. Anagnosti është vënë në pranga për tjetërsim pronash para gjashtë ditësh, ai është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 45 ditë.

Sondazh

Poll