Aktualitet

Protesta e veteranëve përballë Kuvendit të Kosovë/ Hidhet gaz lotësjellës, plagoset një efektiv

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Kuvendit.

6 Qershor 2022, 12:01 Nga A.B
Protesta e veteranëve përballë Kuvendit të Kosovë/
Proteste ne Kosove

KOSOVË- Është përshkallëzuar protesta e veteranëve në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Duke qënë se qytetarët tentuan të futeshin në ambientet e brendshme të Kuvendit, policia ka shtuar forcat saj për të kryer shpërndarjen e turmës. 

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Kuvendit. Policia është detyruar sërish që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët po vazhdojnë të mos largohen. Raportohet se gjatë protestës është plagosur një efektiv policie. 

Qytetarët po protestojnë pasi nuk janë përfshirë në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Sondazh

Poll