Aktualitet

Vidhte instalimet elektrike në banesat e rrënuara nga tërmeti, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Personi me inicialet A.B, akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” .

6 Qershor 2022, 11:39 Nga DOSJA
Vidhte instalimet elektrike në banesat e rrënuara nga tërmeti,
Banesa e rrenuar

DURRËS- Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohet se ka vjedhur instalimet elektrike në banesat e rrënuara nga tërmeti. Personi me inicialet A.B, akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” . Ai dyshohet se ka vjedhur 4 kanate dritaresh, duralumini, në një institucion si edhe  instalimet elektrike të disa banesave të dëmtuara nga tërmeti. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kabulli elektrik dhe një mjet prerës që sherbente për prerjen e kabullit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur instalimet elektrike në banesa të dëmtuara nga tërmeti. Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:•Më datë 24.05.2022, dyshohet se ka vjedhur 4 kanate dritaresh, duralumini, në një institucion;•Më datë 05.06.2022, dyshohet se ka vjedhur instalimet elektrike të disa banesave të dëmtuara nga tërmeti.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kabulli elektrik dhe një mjet prerës që sherbente për prerjen e kabullit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll