Aktualitet

VIDEO- Strofullën ia shkrumbuan flakët, lepuri vrapon i frikësuar në ishullin e Sazanit

Pëveç bimësisë së shkrumbuar, tashmë zjarri po vë në rrezik edhe jetën e kafshëve.

6 Qershor 2022, 11:34 Nga F.M
VIDEO- Strofullën ia shkrumbuan flakët, lepuri vrapon i frikësuar
Lepuri në Sazan

VLORË- Një lepur ka mbetur pa strehë pasi strofulla e tij është shkrumbuar nga flakët. Pamjet që po shikoni tregojnë lepurin që hidhet dhe tenton tu shpëtojë flakëve e tymit që kanë pushtuar ishullin e Sazanit. Pëveç bimësisë së shkrumbuar, tashmë zjarri po vë në rrezik edhe jetën e kafshëve në Sazan.


Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

Sondazh

Poll