Sport

MotoGP/ Quartararo fiton GP të Katalonjës, Martini dhe Zarco plotësojnë podin...

Piloti francez i Yamahas fitoi të dielën lehtësisht Çmimin e Madh të Katalonjës. Është fitorja e dytë këtë sezon e kampionit në fuqi. Aksident i frikshëm midis Nakagamit dhe Bagias, por pa pasoja për jetën

5 Qershor 2022, 15:15 Nga DOSJA

MotoGP/ Quartararo fiton GP të Katalonjës, Martini dhe Zarco

SPANJE - Fabio Quartararo, me motorin e tij Yamaha, performoi suksesshëm në Çmimin e Madh të Katalonjës të dielën. Piloti francez, kampioni i botës në fuqi dhe lideri aktual i kampionatit në MotoGP, fitoi me më shumë se gjashtë sekonda përpara Jorge Martinit, që e ndiqte nga pas. 

Johann Zarco zuri vendin e tretë, duke përfituar nga gabimi i Aleix Espargaro. Në xhiron e fundit, piloti spanjolli papritur ngadalësoi shpejtësinë, duke besuar qartë se GP tashmë kishte përfunduar, duke humbur vendin e tretë në podin e fituesit.

MotoGP/ Quartararo fiton GP të Katalonjës, Martini dhe Zarco

Nuk munguan edhe incidentet në GP të Katalonjës. Madje edhe i frikshëm për t’u pare. Thuaje të në fillim të garës, piloti japonez Nakagami i Honda LCR, hyri gabim në kthesën e parë të cirkuitit, duke goditur dhe nxjerrë jashtë garës pilotin italian Francesco Bagia. Për fat të dy pilotët janë jashtë rrezikut për jetën.

MotoGP/ Quartararo fiton GP të Katalonjës, Martini dhe Zarco

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll