Sport

'Shpërthen' Gattuso: “A jam racist, ksenofob dhe seksist? Por a jemi të çmendur të gjithë nga pak?”

“E kam ndërtuar karrierën time me punë, përkushtim dhe djersë. Askush nuk më dha asgjë falas. Dhe nuk do të lejoj që me këto akuza të tmerrshme të më njollosin punën”,- ka shkruar ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit për ‘La Gazzetta Dello Sport’.

5 Qershor 2022, 11:49 Nga DOSJA
'Shpërthen' Gattuso: “A jam racist, ksenofob dhe seksist?

ITALI - Gennaro Gattuso, trajneri i ardhshëm i Valencias, e pa edhe një herë emrin e tij të lidhej me deklaratat e diskutueshme që ai kishte në të kaluarën. Diçka që kishte ndodhur tashmë në vitin 2021, kur ai ishte gati të nënshkruante për Tottenhamin, por nga presioni i tifozëve, Spurs përfundoi duke marrë Nuno Espírito.

“Historia ime flet vetë. A jam ksenofob? A jam seksist? A jemi të çmendur të gjithë nga pak? A jam racist? Unë kurrë nuk kam pasur asgjë kundër lojtarëve me ngjyrë, shumë prej tyre kanë qenë shokët e mi dhe janë miqtë e mi. Është koha për t'u qetësuar. E kam ndërtuar karrierën time me punë, përkushtim dhe djersë. Askush nuk më dha asgjë falas. Dhe nuk do të lejoj që me këto akuza të tmerrshme të më njollosin punën”,- ka shkruar ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit për ‘La Gazzetta Dello Sport’.

Në vitin 2008, ish-mesfushori i kuqezinjve kishte deklarata të diskutueshme, për martesën e të njëjtit seks dhe në vitin 2013 ai pranoi se ishte konfuz, duke parë "gratë në futboll", pasi Barbara Berlusconi iu bashkua Milanit: "Ajo fjali që thatë synonte të ishte një mbrojtje e punës së Adriano Gallianit”,- u mbrojt asokohe Gattuso.

B.T (Dosj.al)

 

Sondazh

Poll