Sport

Nations League/ Starton ‘dita e dytë’, sot Kosova, nesër kuqezinjtë e Shqipërisë...

Starton dita e dytë e edicionit të ri të UEFA Nations League, të martën spikat klasikja Gjermani-Angli

5 Qershor 2022, 09:54 Nga DOSJA
Nations League/ Starton ‘dita e dytë’, sot Kosova, nesër

ZVICER - Në katër ditë, duke nisur nga sot, startojnë ndeshjet e dyta të edicionit të ri të Nations League të UEFA-s. Sot, Spanja do të përballet me Çekinë. “La Roja” nuk mundi të fitonte në takimin e pare ndaj Portugalisë në Ligën A. 

Spanja barazoi në stadiumin ‘Benito Villamarín’ (1-1), pavarësisht se kaloi në avantazh me golin e Álvaro Morata. Ricardo Horta në minutën e 83-të barazoi garën për Portugalinë.

Gjithashtu edhe Franca duhet të reagojë pas humbjes befasuese të ditës së parë ndaj Danimarkës (1-2). Skuadra franceze do të përballet këtë ditë me Kroacinë, në një nga ndeshjet më të spikatura, së bashku me duelin Portugali-Zvicër, Uells-Holandë dhe Gjermani-Angli.

Përveç Ligës A, luhet edhe në tri kategori të tjera në Nations League të UEFA-s. Në Ligën B, bie në sy dueli mes Suedisë dhe Norvegjisë, e cila ka mbetur jashtë botërorit. Në Ligën C spikat ndeshja mes Lituanisë dhe Turqisë.

Gjithashtu, në ndeshjet e ditës së dytë, Kosova, pas fitores së pastër në Qipro, sot do të presë në Prishtinë Greqinë. Sakaq, nesës në Rejkjavik, kuqezinjtë e Shqipërisë do të përballen me Islandën, e cila ka barazuar në ndeshjen e parë 2-2 me Izraelin.

Ja kalendari dhe orari i ndeshjeve të UEFA Nations League:

E diel, më 5 qershor 2022:

San Marino-Maltë, në orën 15:00 (Liga D)

Qipro-Irlanda e Veriut, në orën 18:00 (Liga C)

Gjibraltar-Maqedonia e Veriut, në orën 18:00 (Liga C)

Republika Çeke-Spanjë, ora 20:45 (Liga A)

Portugali-Zvicër, ora 20:45 (Liga A)

Serbi-Slloveni, ora 20:45 (Liga B)

Suedi-Norvegji, ora 20:45 (Liga B)

Bullgari-Gjeorgji, ora 20:45 (Liga C)

Kosovë-Greqi, ora 20:45 (Liga C)

E hënë, më 6 qershor:

Letoni-Lihtenshtajn, në orën 18:00 (Liga D)

Austri-Danimarkë, ora 20:45 (Liga A)

Kroaci-Francë, ora 20:45 (Liga A)

Islandë-Shqipëri, ora 20:45 (Liga B)

Bjellorusi-Azerbajxhan, në orën 20:45 (Liga C)

Sllovaki-Kazakistan, ora 20:45 (Liga C)

Andorra-Moldavi, ora 20:45 (Liga D)

E martë, 7 qershor 2022:

Finlandë-Mali i Zi, në orën 18:00 (Liga B)

Itali-Hungari, ora 20:45 (Liga A)

Gjermani-Angli, ora 20:45 (Liga A)

Bosnjë Hercegovinë-Rumani, ora 20:45 (Liga B)

Ishujt Faroe-Luksemburg, në orën 20:45 (Liga C)

Lituani-Turqi, ora 20:45 (Liga C)

E mërkurë 8 qershor:

Belgjikë-Poloni, ora 20:45 (Liga A)

Uells-Holandë, në orën 20:45 (Liga A)

Irlandë-Ukrainë, në orën 20:45 (Liga B)

Skoci-Armeni, në orën 20:45 (Liga C)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll